Ministri për Evropën e Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për shtyp, renditet arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm
“Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.
Më tej kryediplomati shqiptar u shpreh se në fillim të 2024, vendi ynë pret lajme të mira sa i takon negociatave me Bashkimin Evropian.
“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024”, tha ai.