Pas Federiko Dimarkos, një tjetër futbollist ka rinovuar kontratën me Interin. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mateo Darmian.
Ai do të jetë pjesë e klubit zikaltër deri në vitin 2025. Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Interit, jam i lumtur që do të vazhdoj kët aventurë me ju. Forca Inter!”, tha ai përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit.