Rama: Në raport me cështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, nuk jam zgjatur por kam nënvizuar se është një cështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe është një cështje që për sa na takon si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me BE as me përmbajtjen e marrëdhënies tonë me Greqinë.

Duam të thellojmë bashkëpunimin, të forcojmë miqësinë duke bërë gjithcka na takon ne. ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit. I ka të gjithë c’ka duhen për t’u bërë. Transformimi i brendshëm është i rëndësishëm për të gjithë ne. Ndryshimi nga një vend i prapambetur vend i një rrumpalle ballkanike në vend që funksionon si shtet i BE është po aq i rëndësishëm sa vetë anëtarësimi në BE. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht bashkë. Pozicioni ynë është ky.

Ka patur një keqkuptim që është i mirëkuptueshëm Këshilli Europian nuk merr vendim lidhur me këtë, por ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që të procedojnë lidhur me të gjitha vendet. Mbetem optimist që ky ngërc për të cilin nuk dua të zgjatem do kapërcehet por mbetem i të njëjtës bindje kapërcehet apo jo Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë sepse ndërkohë do vijojmë të bëjmë detyrat tona. Kemi në dorë një instrument të jashtëzakonshëm, modelin tonë të AI. Do të jemi gati për BE shumë më shpejt se sa BE të jetë gati për ne.