Qeveria me një akt normativ ka rishikuar buxhetin e vitit 2023. “Të gjitha kategoritë e ndihmës ekonomike, invalidët, ata me pension social apo aftësi të kufizuar marrin 5 mije leke shpërblim për fundvit,’- tha ministri.

Ervin Mete ka zbardhur edhe vendimin e qeverisë, për shpërblimet e fundvitit, ndërsa tha se do të shpërndahen bonuse prej 50 mijë lekësh për familjet në nevojë dhe disa kategori. Ai mes të tjerash shtoi se 1 pagë shpërblim do të jepet për administratën që është marrë me çështjen e integrimit.

“Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë siç iu akordua pensionistëve për përfituesit e ndihmës ekonomike, për ata që marrin paaftësi, apo ata që kanë fëmijë me pamundësi. Ka shpërblime dhe për punonjës të administratës që janë marrë me integrimin.”, tha ai.