Shqipëria zhvilloi një fushatë kualifikuesesh mjaft pozitive, teksa ia doli të kualifikohet në Euro 2024 si e para e grupit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo prishën të gjitha parashikimet e opinionit sportiv në Europë, duke lënë mbrapa skuadra me emër si Çekia dhe Polonia.
Sot, në orën 18.00, Shqipëria njihet me kundërshtarët që do ketë përballë. Holandezi, Uesli Shnajder, heroi i tipletës së Interit, ka bërë parashkimet e tij rreth Europianit.
Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë do të jetë surpriza e evenimentit që luhet në verën e ardhshme. Nëse parashikimi i tij do jetë i saktë apo jo, kjo mbetet të shihet.
Ja parashikimi i Uesli Shnajder për Europianin “Gjermani 2024”:
“Lojtari më i mirë: Bellingham. Ekipi befasues: Shqipëria. Golashënuesi më i mirë: Herri Kejn. Lojtari më i mirë: Kilië Mbape. Finalja: Franca – Anglia. Fituese: Anglia”, ka qenë parashikimi i Shnajderit për faqen e UEFA-s.