27 Dhjetor- Për vitin akademik 2023-2024 janë dyfishuar kuotat për studentët që ndjekin studimet në një program prioritar falë rritjes me dy herë nga Ministria Arsimit dhe Sportit nëpërmjet Buxhetit të Shtetit, ndryshe nga një vit më parë ku në total ishin 157 kuota nga të cilat: 87 kuota për studentë që studiojnë në programe prioritare dhe 70 kuota për studentë të shkëlqyer, ndërsa këtë vit janë vënë në dispozicion 310 kuotave gjithësej për mbështetjen me bursa në masën e pagës minimale 210 kuota për studentët që ndjekin programet prioritare dhe 100 kuota studentët e shkëlqyer.

Agjensia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Larte ka informuar të gjitha IAL-të publike në lidhje me numrin e kuotave që janë vënë në dispozicion për secilën prej tyre në vitin akademik 2023-2024.

Në përfundim të procesit të aplikimit, është përcjellë lista e studentëve aplikues për çdo program, studimi secilës IAL, me qëllim vijimin e përzgjedhjes së studentëve përfitues dhe shpërndarjen e këtyre kuotave. Bazuar në VKM nr.386/2022, i ndryshuar, Senatet Akademike me vendim të tyre, do të përcaktojnë shpërndarjen e kuotave sipas programeve prioritare që ata ofrojnë, si dhe do të përzgjedhin studentët përfitues nga lista totale, sipas programeve që ata vlerësojnë të riskuara bazuar në nevojat e tregut të punës.