Shkëlzen Berisha, ashtu sikurse i ati, do të përballet këtë të mërkurë në GJKKO. Seanca për çështjen Gërdeci do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Nuk dihet nëse ai do të jetë në seancë apo do të ndjekë strategjinë e të atit, për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë.