Një ndër lajmet më të komentuara gjatë ditëve të fundit ka qenë vizita e kryeministres së Italisë në Serbi dhe deklarata për fabrikën e Fiatit në shtetit ballkanik.
Kryeministri Rama u pyet për marrëveshjen e emigrantëve dhe u shpreh se emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me jetën sociale të Shqipërisë.
“Emigrantët do të vijnë, do të shkojnë në një qendër të mbyllje pritjeje dhe nuk kanë asnjë lidhje me jetën sociale të Shqipërisë.
Emigrantët dalin nga kampi për të ikur drejt aty ku e kanë objektivin. Ata nuk dalin në autostradë dhe bllokojnë autobusët, gjejnë rrugët dhe ikin. Qendrat e mbyllura nuk janë një zgjidhje ideale. Por ne nuk mund t’i japim zgjidhje një problemi Europian”, tha Rama.
Ndërkohë, ai u shpreh se marrëveshja për fabrikën e Fiatit në Serbi daton që pas viteve 1990. “Italia nuk çon fabrika gjëkundi. Fabrikat i çon biznesi. Marrëveshja me Fiatin daton që pas viteve 90, pas luftës”, tha Rama në A2 CNN.