Shqipëria do të ketë një grup ferri në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë, ditën e dytë të Evropianit, me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyzeldorf).

Përballjet e skuadrave në grupe:

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi

Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off ne grupin A

Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off të grupit B

Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off të grupit C