Kush nga ju ka guxuar dhe ka publikuar numrin e telefonit në rrjetet sociale? Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka bërë një gjë të tillë së fundmi.

Dua Lipa së fundmi përmes një postimi në Instastory ka publikuar numrin e saj duke lënë një mbishkrim ku thuhet “më shkruaj”.

Numri i saj është +1 (917) 810-3415. Mesa duket Dua e ka bërë këtë që komunikojë me fansat dhe adhuruesit e saj.

Ndërkohë kujtojmë se artistja i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas. Gjithashtu po përflitet se Da Lipa ka nisur një lidhje të re dashurie.

Fansat mendojnë se këngëtarja ka nisur një romancë me këngëtarin dhe tekstshkruesin, Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen në makinë dhe duken tejet të qeshur.