“Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqësor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara”.
Kështu shkruan ish-sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha.
“Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenj lotësh gëzimi festiv të njerëzve më së fundi të lire, por të gjitha këto të gërshetuara dhe me dhunë të egër dhe terror policor.
Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjendje pothuaj të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe më pas nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë, po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.
Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë-herë, edhe dhjetëra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzime të miat të para publike, bëja te pamundurën që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtarëve të regjimit të dallonin prej tyre në gjithçka e të sillnin me fjalë që buronin nga zemra një melodi të re në veshët e qytetarëve.
Ato ishin ditët e fillimit që unë, së bashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në historinë e vendit i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të merrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas pasur atë, deri atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instinkt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar”, vijon ai, me një stil rrëfimi që të kujton kujtimet e Enver Hoxhës..
“Gezuar 8 dhjetorin, diten kur keta bythemutet mburren se ishin studente te lirise. Dje rrezuan bustin e Enverit, ndersa sot po ngrene shtatoren e Argites”, shkruan nga ana tjetër me ironi gazetari Habjon Hasani.
Fotot e mëposhtme ndërkohë, tregojnë ish-sekretarin Sali Berisha, duke luftuar me regjimin komunist!/Tema