Koha ikën shumë shpejt dhe pas pak ditësh troket Viti i Ri. Para se të gjithë të rifillojnë jetën normalisht në janar, zakonisht në fund të vitit të gjithë bëjnë bilancin për kohën e lënë pas dhe dëshirat e prealizuara. Më poshtë janë të listuara disa nga gjërat që duhet t’i keni kryer gjatë vitit 2023. Nëse akoma jo, kujtohu çfarë ke lënë pa realizuar.
Mbaro 3 detyrat që i kishe vënë vetes në fillim të vitit
I mban mend disa nga premtimet që i ke vënë vetes gjatë vitit, por që asnjëherë nuk i ke mbajtur? Kujtohu për premtimet në shtëpi apo në punë, që nuk i ke mbajtur. Të paktën tre nga ato duhet t’i realizosh deri në fund të vitit. Ke edhe pak ditë kohë.
Paguaj kartën e kreditit
Çdo vit karta e kreditit ka një tarifë fikse, e cila duhet paguar para se viti të mbyllet. Nëse akoma nuk e ke bërë këtë, kujtohu që shpenzimet do të shtohen edhe më shumë deri në fund të vitit.
Vizito dentistin ose doktorin, okulistin
Bëj një pastrim dhëmbëve, një vizitë syve apo edhe një checkup para se viti të mbyllet.
Paguaj taksat
Në fund të vitit, pagesa e taksave është një stres më vete, por një detyrim që duhet kryer, kështu që mundohu ta organizosh edhe këtë pjesë para se kalendari të thotë 2024.
Dhuro diçka
Para se viti të mbarojë, bëj diçka për të kënaqur të tjerët, por edhe veten. Kontributi për një shkollë, çerdhe apo diçka tjetër që mund të ketë nevojë do të jetë një ogur i mirë për ta nisur mbarë 2024-ën. Jo domosdoshmërisht të dhurosh do të thotë të japësh para kesh, por çfarëdo që të mundesh. Shumë njerëz kanë nevojë edhe për të ngrënë, edhe për t’u veshur.
Riciklo veshjet
Në shtëpi mund të kesh shumë veshje. të cilat i ke paketuar dhe i ke lënë mënjanë, sepse nuk të bëjnë apo nuk të pëlqejnë. E pra, tani është koha t’u rikthehesh. Ashtu si moda ndryshon dhe risjell të njëjtat modele, po kështu mund t’i japësh vetes mundësi të gjesh gjëra të tjera. Shiko mundësinë e rikthimit dhe rikombinimit të tyre. Me këtë rast, edhe pastron dhe organizon edhe një herë gardërobën.
Pastro shtëpinë
Është një nga detyrat që në fund të vitit amvisat i kushtojnë shumë rëndësi. Natyrisht, një shtëpi e rrëmujshme dhe e papastër nuk do të ishte e denjë për një fillim të mirë. Përfundimisht, duhet të kujdesesh për 2024-ën. Pastro dyshemenë, merr pluhurat, laj rrobat dhe gërryej sobën. Pastërtia në shtëpi të jep edhe një gjendje të mirë për një fillim të mirë.
Shkruaj kartolina
Urimet për Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk kanë të njëjtën peshë me mesazhet apo email-et. Edhe pse duket një metodë e vjetër, urimet e kartolinave janë shumë më të ëmbla kur vijnë të shkruara me dorë. Dhuroju njerëzve të dashur dhurata speciale.
Krijo hapësirë në çdo llogari online
Fshi email-et e vjetër, dokumentet apo fotot që nuk të duhen ose që rrinë për një kohë të gjatë dhe që nuk ke ndër mend t’u rikthehesh. Kompjuteri, telefoni apo çdo mjet tjetër elektronik i panevojshëm pastroje nga hapësira.
Po puna?
Ndoshta është koha për të kërkuar një punë të re, një rritje page apo edhe një rritje në detyrë. Mendo pak më gjatë për punën dhe kërko pranë punëdhënësve gjithçka që mendon. Shpeshherë, kompanitë në fillim të vitit, mendojnë të sjellin frymë të re, përgatiten për këtë gjë, ndërsa ti je duke ecur me hapa shumë të ngadaltë. Por edhe nëse nuk je duke menduar për një punë të re apo sapo mund të kesh filluar, e mira është të bësh një résumé për të.
Vendos objektiva për vitin e ri
Zakonisht, të gjithë kanë maninë për t’i shtyrë objektivat për më vonë. Edhe në këtë fundvit, mos i lër objektivat për janar. Fillo të mendosh çfarë nuk ke realizuar brenda këtij viti dhe lëri vetes detyrë për vitin e ardhshëm. Bëje tani! Janari do të sjellë të reja.