Avokati i Sali Berishës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë detyron Apelin që të marrë një vendim se kujt i takon vula e Partisë Demokratike. Me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë legjitimohet si palë në proces edhe Enkelejd Alibeaj, për të cilin Rithemelimi kundërshtonte.

Në reagimin e Genc Gjokutaj thuhet se legjitimimi i Alibeajt si palë është skandal dhe se sipas tij Gjykata e Lartë duhet të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra vendimin e Zhukrit që i dha partinë Sali Berishës.

Vendimi i Gjykatës se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anëtarësisë se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!