Deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por pas mesditës dhe në vijim vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke u luhatur nga vlera minimale -2 C deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.