Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë 5 subjekte në Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës.
Sipas AKU, bizneset kishin për mangësi të etiketimeve të produkteve në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion.
“Me rastin e festave të fundvitit intensifikohen kontrollet, AKU ndëshkon 5 subjekte për mosplotësim të kërkesave ligjore.
Vijojnë pandërprerë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë qarqet e vendit, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Nga kontrollet e kryera në qarqet Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës janë konstatuar në pesë subjekte me natyrë aktiviteti “tregtim të produkteve ushqimore” dhe “market”, mangësi në etiketim në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion.
Për shkeljet e konstatuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 500.000 lekë dhe janë bllokuar 90 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.
Këtë prag festash fundviti, AKU ka intensifikuar kudo kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore”- thuhet në njoftim.