Në periudhën e fundit, disa lojtarë janë përfolur për një kalim tek Juventus: Giuntoli po kontrollon merkaton, duke kërkuar mundësinë e duhur. Një ide e fundit vjen nga Spanja, ku shfaqet emri i të riut Javi Guerra.

Futbollisti i lindur në vitin 2003, pavarësisht moshës shumë të re, është bërë lojtar i rregullt i Valencias, me 18 paraqitje në kampionat dhe kupë, për mbi 1300 minuta të luajtura.

Mesfushori ka arritur të gjejë tre herë rrugën e golit. Sipas OkFichajes.com, bardhezinjtë janë vënë në gjurmët e Guerra-s.

Kontrata e Guerra do të përfundojë më 30 qershor 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet në 20 milionë euro.

Dëshira e Valencia-s do të ishte që ta ruanin mesfushorin, duke parë hapësirë ​​të madhe rritjeje tek ai, por situata ekonomike delikate mund ta bëjë Valencia-n ta shesë atë.

Juventus, gjithsesi, duhet të bëjë kujdes nga konkurrenca që vjen nga Premier League, ku disa klube duket se e kanë vënë në shënjestër.