Qeveria keniane po përgatitet të dërgojë rreth 1500 punëtorë bujqësorë në Izrael me një kontratë trevjeçare, pavarësisht luftës në Gaza.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “X” nga zëvendësministri i Punës në Kenia, Shadrack Mwadime.
Mwadime sqaroi se dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për përfitime të ndërsjella, në të cilën thuhet se 1500 punëtorë kenianë do të punojnë në fushat bujqësore të Izraelit dhe se marrëveshja parashikon një të ardhur neto të garantuar prej rreth 1500 dollarë në muaj, për secilin nga punëtorët.
Nisma do të koordinohet nga Autoriteti Kombëtar i Punësimit të Kenias. CNN raportoi javën e kaluar se Izraelit i duhen 30-40 mijë punëtorë në sektorin e bujqësisë.