Në Konferencën e fundvitit që po zhvillon me gazetarët, Kryeministri Rama foli për arritjet e Shqipërisë në çdo aspekt, që janë më të larta se vitet e mëparshme.
“ Eksportet bujqësore kanë vazhduar të rriten, vlera e 11 mujorit plus është 64,4 milion euro, ndërkohë kanë vijuar investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe janë afro 20 mijë hektarë të tjera që kanë infrastrukturë të ripërtërirë. Ka vazhduar aplikimi i argjinaturave dhe janë pastruar qindra mijëra kilometra kanale kulluese.
Është e rëndësishme të vlerësohet puna e admirueshme e bashkive të Përrenjasit, Belshit, Roskovecit, Skraparit, Cërrikut. Cërriku i pari si modeli i ri për qendrat e kompostimit të mbetjeve bujqësore, që i rikthehen fermerëve” tha Kryeministri.
Më tej Rama u ndal tek shëndetësia ku deklaroi se: “Programi u mbështetjes financiare të nënave me tre fëmijë ka ecur shumë mirë dhe ai për të moshuarit për fishat e diabetit. Në sistemit shëndetësor janë bërë investime të konsiderueshme. Një shifër që ia vlen të përmendet është se janë punësuar 391 mjekë të rinj dhe 1079 infermierë.
Spitali i Sëmundjeve të Brendshme të QSUT sot është një ndër spitale më të mira të rajonit. Dhe në Shqipëri ofron shërbimin më të shkëlqyer.”