Komisioni i Prokurimit Publik dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë nënshkruar një marrrëveshja bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i KLP, Alfred Balla dhe Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri.

Kjo marrëveshje përmbush dhe një nga obligimet që rrjedhin nga rekomandimet e përcaktuara në raportin e fundit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik.

Kjo marrëveshje i paraprin takimit dy palësh të mbajtur mes dy krerëve të institucioneve më datë 27.09.2023 si edhe miratimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në seancën plenare të datës 30.11.2023.

Marrëveshja në fjalë synon të përforcojë marrëdhëniet midis Komisionit të Prokurimit Publik dhe prokurorisë përmes realizimeve të trajnimeve të përbashkëa me interes në fushën e prokurimit publik.

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Myzyri falenderoi Kreun e KLP dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për realizimin e kësaj marrëveshjeje duke e quajtur një gur themeli të rëndësishëm në përforcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të prokurimit publik dhe ndarjes së praktikave të përbashkëta.

Z. Balla gjithashtu shprehu gadishmërinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të rritur dhe forcuar më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Jonaid Myzyri, shoqërohej nga Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Kreshnik Ternova dhe Këshilltari i tij, z. Alban Përmeti.