Festat kanë trokitur dhe atmosfera ka përfshirë të gjithë vendin. Nga veriu në jug, qytetet janë veshur me dekorin festiv që mbledhin bashkë miq e familjarë për të festuar.
Atmosfera festive po ndihet kudo, ku në prag të Krishtlindjeve sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të huaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore.
Saranda është një ndër qytetet më të komentuara, pasi qyteti i bregdetar i njohur për plazhet magjepsëse, po synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore. Sheshi kryesor mbledh turistë të shumtë, ndërsa është përzgjedhur nga Forbes, Traveler dhe European Best Destinations si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.
Saranda për herë të parë këtë vit po renditet si destinacion dimëror, edhe pse tradicionalisht Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festuar në hotelet dhe restorantet e Tiranës, Durrësit e Korçës
“Qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është dhe qyteti i festave. Përzgjedhur nga “Forbes”, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destination” si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri”, shkruan Rama.