Pas shumë thashethemeve, Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizoi lidhjen e dashurisë me modelen Vittoria Cerett.
Çifti dolën publikisht në Londër dhe ishin të shoqëruar edhe me familjarët e modeles.
Sipas revistës ‘’People, cifti së shpejti edhe mund të fejohen.
Leonardo DiCaprio 49-vjeçar, kurse modelja Cerett, 25-vjeçare, thuhet se nuk e kanë fare problem diferencën në moshë, përkundrazi sipas burimeve të ‘’People’’, kjo I bën edhe më të afërt njëri me tjetrin.
Vittoria Cerett është një modele italiane e cila ka ecur në pasarela të ndryshme si Dior, Versace, Dolce and Gabanna.
Në vitin 2012 ajo për herë të parë u bë modele për markën e njohur Giorgio Armani dhe që nga atëherë pati suksese të njëpasnjëshme.