Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në fillimin e punimeve për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se kjo linjë shton kapacitetet transmetuese në vend me 1500 megavat orë.

Balluku nënvizoi se Shqipëria ka arritje të prekshme në fushën energjitike dhe se janë bërë reforma të thella.

“Ne kemi qenë pak më pas, pala shqiptare, por sot jemi më të avancuar se pala e Maqedonisë së Veriut, ka qenë një proces i gjatë. Në Shqipëri ne kemi një gare me kohën, ne fillojmë dhe kërkojmë t’i bëjmë sa më shpejt, por duhet të na mirëkuptoni, pasi qeveria ka një garë me kohën. Shqipëria ka humbur vite gjatë komunizmit dhe gjate tranzicionit. Çdo i moshuar , çdo fëmije ka të drejtë të gëzojë nga këto projekte. Gjej rastin t’iu falenderoj për një sërë projektesh që po marrin jetë. Do ta nisja me një projekt të madh, këtu ndodhemi ne korridorin 8, ka disa kompontentë. Korridori 8 është nje korridor energjitik, hekurudhor, korridori i sigurisë evopriane, lidh Detin Mesdhe me Detin e Zi. Shqipëria është një nga hallkat më të rëndësishme të këtij korridori.

Kjo linjë transmetimi 400 kv, i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat orë, duke na dhënë komoditet të jashtëzakonshem për ato që do të kemi në të ardhmen. Të gjitha këto kapacitete kanë nevojë për kapacitete transmetuese. Nga burimet në të cilat ne prodhojmë, kemi nevojë për linjat e transmetimit, që të kalojmë në linjat e shpërndarjes Shqipëria është në ditën më të mirë sa i takon projekteve energjitike. Vetëm pak ditë më parë, na u aprovua 10 milionë euro për nderimin e një parku fotovoltaik, bëhet fjalë për Parkun Fotovoltaik të Belshit, 50 megavat. Kur projektet jane të mirë studiuara, kur japin siguri energjitike, me transportin e mallrave, transportin e njerëzve, projektet quhen të konsoliduara.

Duhet thënë kjo linjë tramsetimi do të pasohet edhe nga projekte të tjera të rëndësishme. Operatori ynë i transmetimit ka nisur negociata me Greqinë per 3 fishimin e kapaciteteve të transmetimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi arritur një marrëveshje me palën italiane, pasi kemi pasur një bisedë intensive me Ternën për të ndërtuar linjën e transmetimit energjitik me Shiqpërisë dhe Italisë, një linjë nënujore. Sot flasim ne kushte të tjea, sot operatori ynë i transmetimit ka ngritur grup pune me palën italiane për të pasur në vitin 2024 një studim fizibiltieti konkret.

Shqipëria ka arritje të prekshme në fushën energjitike, na është dashur të bëjmë reforma të thella. Ne vazhdojmë të investojmë pavarësisht vështirësive që kemi pasur para nesh. Viti 2023 ka qenë një vit pozitiv dhe me shumë zhvillime pozitive për Shqipërinë”, theksoi ajo.