Lufta ndaj kancerit është një nga problemet më të mëdha të familjeve në mbarë botën dhe sigurisht edhe atyre shqiptare.

Por, një lajm jashtëzakonisht shpresëdhënës ka ardhur nga Family Hospital, i cili ndodhet në Tiranë, në rrugën Kongresi i Manastirit, përballë gjimnazit ‘Andon Zako Cajupi’.

Family Hospital, ka nënshkruar një kontratë ekskluzive bashkëpunimi me një nga spitalet më të specializuara në botë për luftën ndaj kancerit. Bëhet fjalë për IEO (Instituti Evropian i Onkologjisë), i cili është një nga liderët botërorë në betejën më të vështirë të jetës që një qytetar mund të ketë dhe për herë të parë ata janë në Shqipëri dhe në Ballkan në bashkëpunim ekskluziv me Family Hospital. Spitali Family Hospital falë profesionalizmit dhe infrastrukturës fatmirësisht për shqiptarët ka arritur të bindë prestigjozët e Institutit Evropian të Onkologjisë që të ndihmojnë edhe familjet shqiptare në betejën me kancerin. Nga 1 dhjetori, çdo shqiptar apo çdo qytetar në Ballkan, për herë të parë mund të marrë shërbim kundër kancerit njëlloj si çdo qytetar tjetër Europian.

Por, çfarë përfaqëson Instituti Evropian i Onkologjisë?

IEO (Instituti Evropian i Onkologjisë) është një nga spitalet më prestigjioze në botë dhe qendra gjithëpërfshirëse e kancerit me rritjen më të shpejtë në Evropë. IEO integron fusha të ndryshme që lidhen me luftën kundër kancerit si parandalimi, diagnostikimi, trajtimi, trajnimi dhe edukimi, kërkimi bazë dhe përkthimi.

Misioni dhe vlerat

Instituti Evropian i Onkologjisë (Istituto Europeo di Oncologia – IEO) përpiqet për përsosmëri në parandalimin e kancerit, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin efektiv. Ata synojnë ta arrijnë këtë përmes zhvillimit të kërkimit klinik dhe shkencor, inovacionit organizativ dhe menaxherial, me fokus të vazhdueshëm në cilësinë e shërbimit që u ofrohet pacientëve.

Të gjithë mjekët e IEO punojnë me kohë të plotë në baza ekskluzive. Prandaj, mjekët shmangin ndarjen e kohës midis spitalit dhe praktikës private dhe ia kushtojnë të gjithë kohën trajtimit, kërkimit, edukimit të vazhdueshëm profesional dhe shkëmbimeve ndërdisiplinore me kolegët e tyre brenda të njëjtit institucion, të gjitha për të mirën e pacientëve të tyre.

Organizimi i punës përqendrohet gjithmonë rreth nevojave të pacientëve dhe bazohet në përsosmërinë e shërbimit.

Stafi i IEO-së udhëhiqet dhe frymëzohet nga vlerat dhe parimet e mëposhtme:

Fokusi tek pacienti

Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së kujdesit shëndetësor

Shërbim ekselent

Qasje multidisiplinare ndaj kujdesit klinik

Pjesëmarrja në hulumtimin e provës dhe transferimi i shpejtë i rezultateve tek pacientët

Rritja e vlerës së burimeve njerëzore

Fryma evropiane dhe hapja ndaj bashkëpunimeve ndërkombëtare

Ndërkohë, kujtojmë se Family Hospital është një iniciative që lidhet me dëshirën për të qenë sa më prane qytetarëve në betejat e tyre shëndetësore. Ëndrra e themelueseve ishte të ofronin një përkujdesje maksimale ndaj qytetarëve, me teknologjine e fjalës së fundit dhe stafin më profesional të vendit, por mbi të gjitha, të dhuronim ilaçin me rëndësishëm, që është mirësia dhe përkujdesja njerëzore, njëlloj si në familje!

Dhe atë ëndërr ka dy vite që e kanë realizuar, duke ndërtuar një strukturë mjekësore dinjitoze ku mijëra familje kanë marrë përkujdesjen maksimale dhe kanë fituar sfida të mëdha të jetës.

Marrëveshja me IEO, është një tjëtër tregues i qartë se Family Hospital është një lider në shërbimin shëndetësor e tanimë, për herë të parë u jap mundësinë shqiptarëve dhe jo vetëm që të trajtojnë kancerin njëlloj si në Europë, më fjalën e fundit të kurimit

Family Hospital ka firmosur kontratën me këtë gjigand të shkencës dhe luftës ndaj kancerit dhë të gjitha familjet që kanë këtë sfidë përballë, tanimë kanë aleat Institutin Europian të Onkologjisë dhe mund ta zhvillojnë betejën e tyre njëlloj si çdo qytetar tjetër europian, me teknologjinë më të avancuar dhe metodologjitë e fundit të kërkimit shkencor.

Të gjitha informacionet mund t’i merrni në kanalet e komunikimit të Family Hospital:

https://www.facebook.com/familyhospitalalbania

https://www.instagram.com/familyhospital.al/

069 606 0620

[email protected]