Është sezoni i festave dhe mbretëresha e Krishtlindjes sigurisht që mbizotëron listat! Edhe një herë, Mariah Carey ka zënë vendin e parë në top listat e festave të Spotify me hitin e saj të përjetshëm, “All I Want for Christmas Is You”.

Sensacioni 54-vjeçar i pop-it, e cila aktualisht është duke shijuar sezonin e festave në Aspen, mësoi se kënga e saj është transmetuar 23,701,697 herë në Spotify këtë vit, duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar.

Kjo fitore pason mbretërimin e Mariah si numri 1 i Krishtlindjeve në Billboard Holiday 100, ku ajo kaloi 59 javë në krye.

Megjithatë, sipas Daily Mail, mbretëresha e Krishtlindjes ia dorëzoi për pak kohë fronin e saj “Rockin Around the Christmas Tree” të Brenda Lee këtë vit, duke shënuar suksesin e parë të Lee në krye në gjashtë dekada.

Mariah i dërgoi lule dhe një shënim të ëmbël Brenda Lee, duke e uruar atë për arritjen historike.

Edhe pse artistë të tjerë, si Ariana Grande me “Santa Tell Me”, bënë një ndikim të dukshëm në klubin e bilionave, Mariah Carey vazhdon të dominojë skenën muzikore të festave me himnin e saj të pavdekshëm të Krishtlindjes.