Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alban Koçiu, në prag të ndërrimit të viteve, duke i falenderuar paraprakisht për kontributin e tyre të paçmueshëm gjatë këtij viti që po lemë pas, ka uruar të gjithë punonjësit e sektorit publik të shëndetësisë në Shqipëri, për një vit të ri sa më të mbarë

Koçiu ka theksuar mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

“GËZUAR VITIN E RI 2024

Urime të përzemërta për të gjithë familjet shqiptare

#Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

Besimplotë se viti 2024 do të jetë viti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e RI 2024”,- shkruan Koçiu.