Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje të izoluara në veri në mëngjes, gjatë ditës do jetë me diell dhe vranësira. Temperaturat me rritje.
Anticikloni subtropikal po fuqizohet në europën perëndimore ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje të izoluara në veri në mëngjes , gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/13°C
– Zonat e ulëta 7/18°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 7°C në mëngjes deri në 10°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.