Dick Marty, ish-senatori zviceran i njohur për raportin kundër UÇK-së, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Sipas mediave vendase trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij. Partia Radikale e qendrës së djathtë ka konfirmuar vdekjen e Dick Marty-t.Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut, i cili paraqiti raporti për Kosovën në vitin 2011. Si një hetues special i Këshillit të Evropës, ai hodhi pretendime për trafikimin e organeve, duke akuzuar edhe UÇK-në.

Ky raport solli edhe krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë u themelua nga Kuvendi i Kosovës disa vite më vonë, ndërkohë sot ish-drejtuesit e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.