Deputeti socialist, Erion Braçe foli gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste për tragjedinë e 21 janar të vitit 2011. Ndërsa lexoi vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i marrë pak javë më parë, Braçe tha se në bulevard ka ndodhur pushkatim pa gjyq.

“Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar në ditët që pasuan, edhe dje. Më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit por ama në kushte të ligjit, por në shkelje të ligjit me dashje është pushkatim pa gjyq dhe në bulevard ka ndodhur një pushkatim pa gjyq. Gjykata thotë se 4 protestuesit kanë qenë jo të dhunshëm”, tha midis të tjerash.