UEFA tashmë ka vendosur edhe përfundimisht për shifrat totale të parave që do të jenë në dispozicion për Euro 2024. Sipas njoftimit të bërë, fondi kap shifrën e 331 milionë euro-ve. Secila nga 24 ekipet kombëtare do të marrë 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne, shifër e kënaqshme.

Përfaqësueset do të paguhen 1 milion euro për çdo fitore dhe 500,000 për një barazim. Kalimi në 1/16 do të sjellë 1.5 milionë euro, në çerekfinale 2.5 milionë euro dhe në gjysmëfinale katër milionë euro.

Finalisti i Kampionatit Europian do të marrë pesë milionë euro shtesë, ndërsa kampioni i Europës tetë milionë. Shuma maksimale që mund të fitohet, nëse një ekip fiton të tre ndeshjet në grup, është 28.25 milionë euro. Kampionati Evropian do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik dhe përbërja e grupeve do të bëhet e ditur pas shortit të sotëm në Hamburg.