Festivali i Këngës po afron ndaj dhe kureshtja publike shtohet gjithmonë e më shumë. Bojken Lako, Gridi Kraja e Krisa Caushi ndan tek e ‘E diela jonë’ me Ermal Peçin punën që vijon bëhet për 4 netë magjike. Mes shumë surprizave ata premtojnë një Festival me këngë që do të mbesin në shijen e publikut por edhe elemente televizive që do të e bëjnë fund dhjetorin akoma më të dashur.
Shumë u përfol online për tërheqjen nga gara të Kejsi Toles, Samanta Karavellës e Sardi Strugës. A ka një rregullore që ndalon performancat sic u shpreh Samanta Karavella? Ja si përgjigjet Bojken Lako:
‘Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja që ka qënë vjet ka qënë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk I japim rëndësi show-t por muzikës dhe orkestrës.Duam ti japim rëndësi tekstit dhe muzikës.’
Në ketë situatë lajmesh e zhurmash online, Ermali pyet edhe për lakimin e Elsa Lilës si fituesen e Festivalit.
Bojken Lako: ‘Juria ka 11 anëtarë, si mundet që të bien dakort të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Fjalët që përflitet janë thjesht lajme për portale që të klikohen.