Luana Vjollca sapo ka mbyllur një vit televiziv, ku ka qenë e pranishme me dy formate. Tashmë edhe për të tashmë është koha për pak pushim.
Moderatorja po shijon pushimet e saj në New York, bashkë më motrën, Marinën. Ajo ka ndarë shumë momente me ndjekësit e saj në Instagram gjatë pushimeve, ku nuk ngurron as të tregojë momente me mbesën e saj, Marget.
Në një video duket ajo duke shtyrë karrocën e të voglës. Në një video tjetër që ka postuar në TikTok, filteri i tregonte asaj parashikimet për vitin 2024, dhe i jep një emoji bebi
Moderatores duket që i ka pëlqyer kjo dhe ka shkruar: ”Hajde ma shpejt”.
Prej vitesh ajo është në një lidhje me Krenar Çoçaj, histori kjo që pak ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit. Për të gjithë ata që e njohin çiftin, kjo histori ka pasur ulje dhe ngritjet e saj, ku shumë shpesh dyshja edhe i ka dhënë fund.
Megjithatë, prej gati 1 viti kjo marrëdhënie duket më e konsoliduar, duke qenë se çifti shihet kudo së bashku.
Kjo ka bërë që të dy të mendojnë edhe të ardhmen së bashku, ku natyrisht fëmija është në planet e tyre. Megjithatë, mbetet për tu parë, nëse Luana shumë shpejt do të na japë lajmin e mirë për jetën private.