Shqiptari Emiliano Jakupi, ka folur për mediat greke në një lidhje telefonike, pasi u vetëdorëzua pas plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në Athinë. Ai akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse thjesht ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë.
Ndërkohë policia vazhdon kërkimet intensive për kapjen e 37-vjecarit Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Për emisionin Tlive, ai ka thënë se shoku i tij kishte pirë rreth një duzinë pijesh, me pas ka ndodhur edhe përplasja në një kafe në Kretë, ku ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve, të cilët mbetën të plagosur.
Ai ka treguar edhe se si e ka njohu shqiptarin Nardi Idrizi.
“E takova një vit më parë. Kontakti i parë ka ndodhur në një kafene në zonën e Agios Pavlos, në qendër të Athinës. Ne kemi qenë miq të ngushtë për 7 muajt e fundit. Sa herë që më ftonte për pije apo ushqim, shkoja me të. Nuk e dija se kishte precedentë të rëndë penalë, as emrin nuk ia dija si duhet. E takova me një emër tjetër dhe ti më përmende një tjetër”.
Ndërkohë, shqiptari ka rrëfyer për median greke edhe dinamikën e ngjarjes. Dy shqiptarët kanë qenë në makinë, kanë ndaluar dhe kanë marrë një picë aty ku ishin edhe tre të rinjtë grekë. 37-vjecari Nardi Idrizi ka ndezur makinën për t’u larguar dhe ka kaluar mbi një pellg uji që ka lagur tre të rinjtë grekë. Sipas rrëfimit të tij, grekët i kanë sharë dhe më pas situata është tensionuar dhe shqiptari i ka qëlluar me armë dhe janë larguar me makinë.
“Të shtunën mbrëma më ka telefonuar në orën 2 të mëngjesit. Unë isha duke fjetur, por nuk më bëri përshtypje sepse ai ishte ndarë para dy muajsh dhe ishte i çmendur sepse e dashura e tij shumë e re e la. Më tha “nuk jam mirë dhe dua të shkoj diku për të pirë”. Unë i thashë “më lër të shkoj jam shumë i lodhur, punoj në mëngjes dhe kam problem me shpinën, marr ilaçe dhe nuk pi dot, nuk mund të dal nga shtëpia tani, nuk mundem” Nuk kam një makinë. Pastaj ai tha: “Çohu, bëhu gati dhe po vij të të marr.” Vërtet, ai erdhi me makinë, më thirri dhe më tha: “Kam ardhur dhe po të pres. “U vesha shpejt dhe dola.”
Nuk ishte vetëm në makinë, ishte një person tjetër që nuk e njihja. Shkuam në një lokal në Kolonaki. Piva një pije dhe 37-vjeçari rreth një duzine pije. Pastaj thashë të largohesha sepse ishte shumë vonë dhe nuk duroja dot më. Ne fakt e pyeta nëse mund te me shoqëronte ne shtëpi apo të merrja një taksi. Në fund të fundit për shkak të barnave që marr nuk pi më shumë alkool. Me tha te shkoj te pi një pije ne Gazi dhe me pas do te me çojë drejt ne shtëpi nëpërmjet rrugës Atica. Pranova dhe shkova për një pije me shumë. Në Gazi piva gjysme pije. Kur u larguam nga lokali ne Gazi ai nuk mundi te ngiste veturën për shkak te alkoolit. Ai sheh një piceri përballë dhe më thotë “uluni në makinë që të marr një picë për të ngrënë”. Personi tjetër që ishte me ne u largua, kështu që ai dhe unë qëndruam. U kthye me picën në dorë dhe e hëngri në makinë. Pa mbaruar ai ndezi makinën dhe u largua. Pak para se të kishte rënë shi dhe për shkak se makina ishte e madhe, ajo u fut në një pellg me ujë dhe lagi grupin e të rinjve që ndodheshin në trotuar.
Njëri prej tyre u kthye dhe i tha: “Çfarë po bën shkë***atë?”. Ai kishte një shishe në dorë dhe ia hedh. Xhami i makinës ishte ulur dhe 37-vjeçari u zemërua. Ndaluan xhipat dhe u ndalën edhe makinat e tjera që ishin pas nesh. Ai zbret poshtë dhe e pyet pse. “Kujt i the shkë***atë?” Unë gjithashtu zbres në përpjekje për ta mbajtur. Me pas i riu grek i thotë “mire nuk te thirra shkë***atë “. Ai i thotë “OK” dhe kthehet për te shkuar në makinë. Ne atë moment mbërrijnë dy vëllezërit nga Kreta. Ai më afrohet mua dhe pështyn në fytyrë. Instinktivisht e godita me shuplakë dhe më pas djali tjetër kthehet dhe e godet me grusht 37-vjeçarin. Atëherë gjërat dolën jashtë kontrollit dhe 37-vjeçari nxori armën dhe i qëlloi”, ka thënë shqiptari.
Emiliano Jakupi thotë se nuk e dinte që shoku i tij mbante armë me vete dhe pasi janë larguar, e ka lënë atë në shtëpi dhe Nardi Idrizi është ende në kërkim. Jakupi tregon se më pas ka telefonuar avokatin e tij, që i ka thënë të dorëzohet.
“Nuk e dija që ai mbante armën me vete. Kthehet dhe më thotë “hyp në makinë dhe ikim”. Isha i trembur. Nuk i thashë asgjë. Kisha ndjesinë se po t’i thosha diçka do të më qëllonte edhe mua. Sapo hipa në makinë u hodha dhe gjithçka që i thashë është të shkojë në polici dhe të dorëzohet. Ai nuk po fliste. Ai vetëm tha: “Do të të çoj në shtëpi”. Më la dhe u zhduk. Sapo shkova në shtëpi fillova të telefonoja avokatin tim. Biseduam dhe vendosëm bashkë me të të vija në GADA dhe të dorëzoheshim “, përfundoi ai.