Imzot Arjan Dodaj në prag të Krishtlindjeve ka shprehur urimin e tij për besimtarët e krishterë. Ndërkohë ndër të tjera Imzot Arjan Dodaj u shpreh se të gjithë duhet të ndihemi të bekuar dhe të aftë për të bekuar njëri-tjetrin.

“Të dashur vëllezër dhe motra, të gjithë besimtarët e krishterë dhe mbarë ju njerëz vullnetmirë gëzuar Krishtlindjen. Kjo është shenja dhe ftesa për të përjetuar lindjen e Jezusit në thjeshtësinë e fëmijës së pafajshëm. Është një bekim për mbarë njerëzimin, një bekim që na ka shpëtuar të gjithëve. Ai është fjala e amëshuar me të cilën ati na ka bekuar ndërsa ishim akoma mëkatarë. Ne si të krishterë jemi të vetëdijshëm se nuk jemi më të mirë se të tjerët, por kemi hirin e të qenit të pagëzuar në Krishtin dhe kështu Krishti është bërë i paralinduri në mes nesh. Krishti është arsyeja e butësisë së krishterë, aftësia për tu ndjerë të bekuar dhe të aftë për të bekuar njëri-tjetrin dhe çdo vëlla e motër që zoti na dhuron pranë.”

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Imzot Arjan Dodaj përmendi edhe situatën nga luftrat e nxitura në vend ku preku edhe faktin se njerëzit kanë të vështirë të besojë se paqja dhe harmonia akoma janë të mundura.

“Sot në një botë të gërshëtuar nga lufta të nxitura nga urrejtja, njerëzimi e ka të vështirë të besojë se paqja dhe harmonia akoma janë të mundshme. Po është e vërtetë për njeriun është e pamundur, por s’ka gjë të pamundur për hyjin siç e dëfton lindja e Zotit. Sa e nevojshme është që në këto ditë festash të çlirohemi nga çdo furri shtytëse për të pasur dhurata, për të bërë dhurata, por duke rrezikuar që të humbasim aftësinë e mahnitjes përballë dhuratës që je ti, jeta jote, vëllai yt, motra jote, të afërmit e tu, vendi yt larg Shqipërisë, vendi ynë.”

Ndër të tjera Imzot Arjan Dodaj u shpreh: Sa e nevojshme është të rizbulojmë se Zoti ka ardhur në një familje dhe që të investohet më shumë tek familja në Shqipëri, tek familjet shqiptare veçanërisht e bën politika për familjen dhe jetën në këtë kohë dimri demografik që ka prekur edhe vendin tonë. Sa bukur është të rikuperojmë të mbledhurit bashkë në familjet tona për të zbuluar aftësinë e falenderimit duke filluar nga gjërat esenciale që janë të padukshme ndoshta ndaj syve, por kaq të dukshme nëse kemi zemrën e çiltër. Falenderimi është si një shkallë që çon zemrën në lartësi dhe e bën zemrën e aftë për të qenë mirënjohëse dhe jo më të pezmatuar në mërzinë e thashethemeve dhe viktimizmit.