Këtë javë komisioni i Ekonomisë pritet t’i japë dorën e fundit ndryshimeve që po i bëhen ligjit për lojërat e fatit. Por amendimet nuk kanë ende konsensusin e plotë brenda mazhorancës.
Deputeti i PS Alban Xhelili në një lidhje live për Vizion Plus, ka thënë se diskutimet mes mazhorancës dhe grupeve të interesit vazhdojnë, teksa shtoi se në projektligjin e ri është gjetur dakordësia mes mazhorancës dhe grupeve të interesit në disa çështje.
Xhelili shtoi më tej se do të ishte ideale, nëse shteti shqiptar do arrinte të kontrollonte lojrat e fatit
Intervista e plotë:
-Projektigji i qeverisë nuk i ka pëlqyer grupit të interesit. Ku nuk përputhet qeveria me biznesin në këtë rast?
Ne nuk ndryshuam mëndje. Ne duam të dëgjojmë atë pjesën e paligjshme. Bixhozi është një ves që nuk është zhdukur dot në kohën e viteve papa ‘90. Por ka qenë një domosdoshmëri ndërhyrja në vitin 2016 dhe 2018.
Në 2016, ishin 4214 mijë pika bastesh, ku edhe kriteret nuk ishin të forta. Aty shkonin dhe fëmijët dhe pikat e basteve nuk kishin as kritere në hapjen e tyre.
-Ku është kundërshtia në këtë rast?
Nuk është çështja e kundështisë. Ne kemi paraqitur një prj ligj sipas mendimit tonë, grupet e interesin kanë ngritur pretendimet e tyre. Një pjesë e mirë e tyre vijnë edhe si rezultat i diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë. Në ligjin e ri ne parashikojmë që një nga ortakët të jetë i huaj dhe të ketë jo më pak se tre vjet në një nga vendet e BE. Aty nuk ishte parashikuar përqindja.
Unë e kam ngritur si shqetësim, që pa një përqindje të paracaktuar mund të gjendeshim përpara një ortaku stabël.
Kemi pastur disa diskutime me grupet e interesit për taksimin. Ne nuk jemi shumë të bindur për nivelin e taksimit. Lincensimi, nuk kemi pasur kontraditë me grupet e interesit.
A është e vërtetë që ideja e shumicës është të kontriollojë sektorin përmes një strukture të posaçme?
Unë mendoj se do të ishte ideale, nëse shteti shqiptar do arrinte të kontrollonte lojrat e fatit. Ne po ndjekim një politikë kornizuese dhe jo kontrolluese. As për lojtarët mos ketë efekte sociale, por as evazion që ka qenë deri më sot. Ne kemi bërë një projektligj që të shmangim këto gjëra.