Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve në vend ndërsa bëri të ditur se qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
ARRSH informon se gjatë natës dhe në mëngjes reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -8 °C në zonat malore.
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.