Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Shishtaveci i mbuluar nga dëbora.
Rama u shpreh se Shishtaveci ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”, që ofron edhe ecjen në shtegun “Shishtavec – Guri i Mëngjesit” për të gjithë pasionantët e sporteve natyrore.
Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit.
Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica, me 1330 m lartësi.
Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.
Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve.
/a.r