10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë kanë përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shton se rruga është e plotësuar me të gjithë parametrat e sigurisë rurgore me sinjalistikë vertikale, horizontale, guardreil dhe bankina.
“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, ka shkruar Rama.