Kryeministri Edi Rama priti sot kryeministrin e Portugalisë, António Costa.
Rama u shpreh se Costa është reformator i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin u diskutua edhe për projektet inovative digjitale.
Gjithashtu u diskutua edhe për modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve.
Të dy kryeministrat folën edhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të shkojë edhe një ekip ekspertësh në Portugali.
“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkroi Rama në rrjetet sociale.