Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.
Kreu i qeverisë ka ngritur dolli edhe për bashkëshorten e tij, duke u shprehur se ajo me kalimin e viteve po bëhet edhe më e bukur, ndërsa me të po ndodh e kundërta.
“Këtu përfundon fjala ime e shkruar dhe mendojeni, e ndala së shkruari se pata shumë frikë se do të ishte një tjetër fjalim i gjatë. Besoj se mjafton kaq për atë që do të vijë, është shumë më mirë të presim me padurim të ndodhë dhe jam i bindur që ky vend i bukur, me verëra shqiptare të shkëlqyera, me muzikën që shpresoj se do të jetë në një nivel me shijen me të cilën është krijuar kjo hapësire këtu, me miq kaq të mirë përreth, janë më se të mjaftueshme për të vazhduar këtë mbrëmje të bukur. Nisi bukur dhe përvoja tregon se këto lloj mbrëmjesh tradicionale të fund vitit nisin bukur dhe përfundojnë edhe më bukur.
Ju faleminderit të gjithëve dhe nëse mund ta marr sërish gotën, dua të ngre një dolli, së pari për familjet tuaja, sepse në fund të fundit, janë ato që paguajnë koston për të gjithë punën tuaj jashtë shtëpisë edhe për jetën tuaj mjaft argëtuese në politikën shqiptare jashtë shtëpisë dhe për gjithë sa iu duhet të bëjnë gjatë tërë kohës që ata në shtëpi ju presin. Dua po kështu, të them të njëjtën gjë për familjet e kolegëve të mi këtu, të cilët kanë një detyrë edhe më të vështirë, sepse jo vetëm iu duhet të na presin që të kthehemi në shtëpi, po edhe iu duhet të dëgjojnë gjëra të tmerrshme për ne gjatë ditës. Në mbyllje të dollisë për të gjitha familjet tuaja, dua t’i shtoj dollisë edhe familjen time dhe për gjysmën time më të mirë. Ajo sa vjen e bëhet më e mirë, unë sa vij e përkeqësohem, po ja që kështu është. Gëzuar pra, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të dashurit tuaj dhe iu uroj atyre, bashkë me ju natyrisht, së pari një Vit të Ri me shëndet, së dyti një Vit të Ri të gëzuar dhe së treti, një Vit të Ri shumë të suksesshëm”, tha Rama.