Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ndërsa ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në kongresin e Partisë Socialdemokrate. Ka qenë vetë krye i qeverisë që ka informuar mbi takimin me Scholz, ndërsa në mesin e diskutimeve mes tyre është folur edhe për procesin e Berlinit. Rama shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në Berlin ndodhet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Olaf Scholz.