Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste u ndal edhe tek rritja e pagave për prokurorët dhe gjykatësit ku u shpreh se rritja me 200-300 % ka sjellë që këto të fundit të kenë rrogat më të larta në rajon. Ndër të tjera Rama shtoi se me rritjen e pagave për prokurorët dhe gjykatësit lind e drejta dhe detyrimi që të kërkohen rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

“Ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh dhe ky grup i ri propozimesh vjen jo nga ne, por nga vetë sistemi i drejtesisë. Ka nisur fillimisht nga disa ndërhyrje racionale të lidhura me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim dhe më pas është zgjeruar me propozime nga të gjitha institucionet e sitemit të drejtësisë të cilat janë relevante për këtë bisedë sepse mund të përmblidhen si kërkesa për më shumë pushtet, por dhe për më shumë privilegje.

Unë nuk pendohem aspak që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat minsitrin e Drejtësisë. 200-300 % për prokurorët dhe gjykatësit. Ndërkohë që rritja e pagave për forcat e armatosura, punonjësit e policisë, mësuesit, mjekët, të gjithë punonjësit është larg të qënit kaq. Nëse ne fatmirësisht kemi nisur t’i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit. E dini ju që prokurorët dhe gjyakatësit e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon me diferencë me presidentët e rajonit. E kemi bërë të vetëdijshëm për të gjitha arsyet që nuk ndryshojnë. 10 herë të ktheheshim mbrapa 10 herë do ta bënim, por ama kemi detyrën përveçse të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje pa rezervë për strukturën speciale, por edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë se nuk janë rritur vetëm për strukturën special.

Dy vjet pas dyerve nëpër korridoret e institucioneve është krijuar dhe ushqyer perceptimi që e gjitha kjo bëhet për qoka, për influencim dhe deri për kapje të sistemit nga pushteti ynë ekzekutiv. Edhe vetë formatimi ka pasur vonesa të ndjeshme, por edhe problematika të rënda të cilësisë së përbërjes dhe përfaqësimit. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij procesi madhorë nga Kuvendi, komisionet dhe strukturat e ngritura posaçërisht pranë Kuvendit. Për të adresuar nevojën e një strategjie të re që të rriten prurjet në shkollën e magjistraturës, të plotësohen vakancat në një kohë sa më të shpejtë”, tha ai.