Për herë të parë, si kurrë më parë, qyteti bregdetar, ai që zakonisht jemi mësuar ta shohim të zhurmojë gjatëgjithë sezonit veror, ka marrë këtë dimër dritën dhe ngjyrat e ngrohta të festave të fundvitit.

Saranda është bërë gati tashmë për të pritur edhe nëdhjetor miq e turistë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë e të botës.

Festimet u hapën zyrtarisht dje, me ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, ku mes fëmijëve e qytetarëve ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, i cili ka iniciuar gjithçka po ndodh këtë fundvit në Sarandë. Të gjithëbashkë, në një atmosferë muzike e gëzimi, shënuan fillimin e një dhjetori ndryshe në qytetin e tyre, e njëtradite të bukur: që Saranda të zgjidhet si destinacioni magjik i festave.

Pedonalja ka marrë jetë jo vetëm nga dritat por dhe nga shtëpizat e “fshatit të Krishtlindjes”, ku do të ofrohet gjithçka njerëzit duan të shijojnë gjatë festave. Aty janëvendosur edhe lojrat argëtuese për fëmijët e do tëzhvillohen një sërë aktivitetesh, nga më të larmishmet, me fëmijët e artistët e qytetit, por edhe me të ftuarit big, të suksesshëm në tregun muzikor.

Saranda e bëri ftesën e saj. Tani është radha jonë që ta zgjedhim si destinacionin e ri të festave, si një eksperiencë ndryshe, ku viti i ri do të na vijë nga deti.