Festat kanë trokitur dhe atmosfera ka përfshirë të gjithë vendin. Nga veri në jug qytetet janë veshur me petkun e dritave dhe zbukurimet festive që mbledhin bashkë miq e familjarë për të festuar.
Këto janë pamjet që vijnë nga Saranda, e njohur për plazhet magjepse, por që synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore.
Qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është dhe qyteti i festave. Përzgjedhur nga “Forbes”, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destination” si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri.