I Ngarkuari me Punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner, Zëvendes/kryeministrja Belinda Balluku dhe Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pullës përkujtimore të prodhuar nga Posta Shqiptare në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasada e SHBA bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se, ku shkruan se kjo pullë postare shërben si një prej simboleve të shumta që përshkruajnë lidhjen e fortë diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme.

Siç vërejti, Wisner gjatë fjalës së tij, është me vend që dizajni i pullës përfshin simbole të qëndrueshme lirie nga dy vendet tona – Monumentin e Skënderbeut dhe Statujën e Lirisë.