Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për ngjarjen e rëndë në Pragë.

Pas sulmit me armë në Universitetin Charles, lideri shqiptar shkroi se Shqipëria e dënon sulmin, i cili i ka goditur të gjithë. Ndër të tjera ai shtoi se është pranë miqve çekë në këto kohë të vështira.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në “X”.