SHQIPËRI– Në fundjavë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë dhe i qëndrueshëm. Meteorologia Lajda Porja u shpreh se vranësirat do jenë prezente përgjatë fundjavës, por nuk priten reshje shiu.

“Fundjava e fundit e këtij muaji do mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe moti do jetë i kthjellët, megjithatë vranësirat do jenë të pranishme përgjatë fundjavës në zonat malore, por nuk presim të ketë reshje”, u shpreh Lajda Porja.

Fillimi i vitit 2024 do jetë me reshje shiu. Sipas Lajda Porjas, të hënën, më 1 janar, reshjet do jenë prezente, por megjithatë temperaturat do jenë relativisht të ngrohta.

“Për sa i përket javës tjetër, viti 2024 do futet me mot të paqëndrueshëm dhe do të kemi vranësira, të cilat do të nisin që në orët e para të mëngjeset, do kemi reshje, por do jenë në sasi të pakta”, theksoi meteorologia.