Ndërsa sot pritet që të miratohet nen për nen dhe në tërësi buxheti i vitit 2024, opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës. Në seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 Dhjetorit.

Komisioni i Etikës vendosi të mërkurën që të përjashtojë me dhjetë ditë nga Kuvendi Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë që e mbështetën. Përveç Berishës, janë përjashtuar deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka, të cilët shkaktuan kaos dhe ndezën flakadanë.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të Foltores të cilët përdorën flakadanë në sallën e Kuvendit. Sipas PS-së, këto sjellje janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.