Kjo fundjavë në futbollin gjerman është shoqëruar nga protesta e tifozerive për shkak se Federata vendosi të hapë dyert për investitorët e huaj, diçka që ultrasit prej kohësh janë shprehur kundër.

Në sfidën mes Bochum dhe Union Berlin, tifozët miq në shenjë proteste hodhën në fushë monedha prej çokollate teksa lojtari i Bochum, Takuma Asano vendosi të merrte një prej tyre dhe ta provonte. Duket se monedha prej çokollate i solli fat japonezit i cili shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Bochum ndaj Union Berlin.
Rrugën e protestës së tifozëve të Union Berlin e ndoqën edhe ata të Borussia Monchengladbach në sfidën përballë Werder Bremen, ndërsa për 12 minuta tifozët qëndruan në heshtje duke bërë që të mos ndihej atmosfera e zakonshme në stadiumet gjermane.