Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shprehet se deri më tani janë 5 shkolla që prodhojnë e energji përmes paneleve. “Nga sot 5 shkolla në Tiranës 🏫 prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve Fotovoltaike duke sjell reduktimin e 27,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar. 😊
Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike. 👍🏻
Faleminderit Fondacioni Soros Shqiperi – OSFA”, shkruan Veliaj.