Një pronar lokali në Elbasan dhe kamarieri që kishte punësuar janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë nga policia duke vënë baste sportive. Në pranga kanë rënë L.K, 61 vjeç dhe D. P., 31 vjeç. Të dy u kapën duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Kamarieri rezulton se nuk është i regjistruar në organet tatimore si i punësuar në lokalin e 61 vjeçarit. Ndërsa në kërkim është shpallur një 22 vjeçar me inicialet K.Xh, i punësuar më parë si kamarier në lokal, i cili organizonte bastet sportive në ambientet e lokalit.